Mediat kanë folur sot për takimin e presidentit francez Macron Mjeku me virologun nga Marseja, Didier Raoult. Makron ka fluturuar nga Parisi drejt qëndrës së tij universitare spitalore, për tu konsultuar para një fjalimi që do të mbajë përpara popullit të vet të hënën.
Raoult është bërë i njohur në të gjithë botën si promovues i ilaçeve kundër malaries, chloroquine dhe hydroxychloroquine, të kombinuara me një antibiotik si Aztromicina, si një trajtim kundër Covid-19.
Në Francë, rreth 450,000 persona kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që medikamenti të përdoret më gjerësisht dhe jo vetëm në rastet tepër të rënda siç ka udhëzuar qeveria. Presidenti Donald Trump i ka përmendur rregullisht gjithashtu kurëat e tij. Sidoqoftë, Agjensia Evropiane e Barnave ka paralajmëruar për efekte anësore të mundshme serioze dhe tha që ato duhet të përdoren vetëm në rastet e “urgjencës”, raporton BBC.
Ndaj mediat e quajnë befasi faktin që Presidenti Emmanuel Macron udhëtoi në jug në spitalin e specialistit të sëmundjeve infektive, Prof Raoult, në Marsejë për tre orë e gjysmë bisedime pa praninë e asnjë media.
Diskutime rreth kësaj post