Një firmë farmaceutike do të dhurojë 2 milionë antimalarikë, për testin më të madh në botë COVID-19, pas vlerësimit të Donald Trump për medikamentin.
“Accord Healthcare Ltd”, një shpërndarës global i ilaçeve, do të sigurojë Hidroksilkorin për rreth 40.000 punonjës të kujdesit shëndetësor të vijës së parë, në studimin COPCOV.
Ata do të marrin një tabletë Hidroksilklorine çdo ditë dhe do të ndiqen për një periudhë pesëmujore, për të parë nëse ilaçi i parandalon që të preken nga virusi.
Universiteti i Oksfordit po zhvillon studimin “RECOVERY”, duke vlerësuar nëse antimalarikët mund të trajtojnë pacientët COVID-19 të cilët janë të sëmurë kritikë.
Pacientët në Exeter ishin ndër të parët në botë që u regjistruan në test, pasi shefat e shëndetit inkurajojnë të tjerët në një përpjekje për të shpejtuar zbulimet një kurë.
“Hydroxychloroquine”, e tregtuar si “Plaquenil”, është përshkruar si një “dhuratë nga Zoti” nga Trump që gjurmoi me shpejtësi përdorimin e saj në SHBA.
Por, kritikët kanë bërë thirrje për kujdes, derisa të publikohen rezultatet e para, të cilat nuk do të jenë të paktën për disa muaj.
Diskutime rreth kësaj post