Shoqëria Farmakologjike Italiane ka dhënë shpresa për trajtimin e pacientëve të prekur nga Covid-19.
“Ekziston një molekulë që njëkohësisht ka tre aktivitete themelore për trajtimin e infeksioneve dhe komplikimeve të tij,” tregon Giorgio Racagni presidenti i Shoqërisë dhe Annalisa Capuano, farmakologe në Universitetin Campania Vanvitelli.
Një ilaç për pankreatitin
Gabeksati është një molekulë që i përket kategorisë së serpinëve (frenuesit e proteinazës serine) dhe në praktikën klinike përdoret në formën e “gabilatit mesylate” për trajtimin e sëmundjes së pankreatitit, koagulimit intravazal të shpërndarë dhe si një antikoagulant në hemodializë.
Sot ne e dimë se Covid-19 hyn në qeliza duke shfrytëzuar një proteinë, të pranishme brenda tyre, e quajtur TMPRSS2”, sqarojnë Racagni dhe Capuano.
Kjo proteazë mund të jetë një objektiv për çdo ndërhyrje terapeutike, e aftë për të mposhtur infeksionin që shkakton Covid-19. Studiuesit gjermanë kanë izoluar virusin nga një pacient dhe kanë testuar një molekulë shumë të ngjashme me gabeksatin në të, duke kuptuar se kjo molekulë arrin të bllokojë hyrjen e virusit në qelizat e mushkërive.
Një hipotezë për t’u verifikuar
Molekula ka një aktivitet të theksuar anti-inflamator sipas ekspertëve. Shumë pacientë të prekur nga Covid-19 mund të përjetojnë edhe trompozë dhe për këtë arsye, ata shpesh shkojnë në kujdes intensiv.
Problemi kryesor me Covid-19 është reagimi i theksuar imunitar që shkatërron qelizat ku virusi ka arritur të hyjë. Dhe ndihma ventiluese ndoshta nuk sjell përmirësim nëse gjaku nuk arrin në mushkëri. Si përfundim, për ta përmbledhur, kemi një ilaç që potencialisht bllokon hyrjen e virusit në qelizat e mushkërive, gjithashtu ka një aktivitet të dukshëm inflamator.
Në Itali ilaçi shitet nga Sanofi Aventis nën emrin e kompanisë Foy, në formën e një shishe infuzioni intravenoz. Shoqëria e Farmakologjisë thekson se ajo që ka të bëjë me përdorimin e gabesatit për Covid-19 është aktualisht vetëm një hipotezë farmakologjike, që duhet të mbështetet nga studime shkencore dhe klinike. Gjithashtu, Shoqëria e Farmakologjisë po vlerëson mundësinë e fillimit të një eksperimenti në disa spitale italiane.
Diskutime rreth kësaj post