“Toka po pushon”, janë këto fjalët që artisti i njohur, Kastro Zizo ka zgjedhur ta hapë videon e tij me të cilën ka preferuar t’i bëjë të gjithë të reflektojnë.
“Jemi munduar t’ju japim copëza shpirti nga Shqipëria jonë e bukur. Me sloganin ‘Tani mund të dëgjojmë malet’”, shkruan Kastro krah postimit të tij në rrjetet sociale ku ka ndarë me të gjithë një video me pamjet më pikante të Shqipërisë.
Në këtë realizim, Zizo i bën thirrje të gjithëve të dëgjojnë malet, duke pohuar se diku njerëzit kanë gabuar për shkak të gjendjes në të cilën ndodhet vendi ynë dhe gjithë bota.
Megjithatë këngëtari ka pohuar në fund të saj se populli shqiptar është ndër më të hershmit dhe të fortët në histori, ndaj dhe kjo periudhë jo fort e mirë do të kalojë për të gjithë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post