Profesor Artan Fuga thotë se vendimi më i fundit për të zgjatur fashën e orarit nga ora 05:00-17:30 dhe 90 minuta për të bërë pazar, një shtim kohor prej gjysmë orë është një teknikë e mirë, në këtë periudhë që po përdoret edhe në vende të tjera perëndimore.
Për News 24 ai tha:
“Fakti që zgjerohet pak hapësira dhe kohëa ditore nuk e marr dhe nuk e lexoj si ulje të vigjilencës por një teknikë që përdoret edhe në vende të tjera.
Edhe në Londër edhe në Paris ka teknika të tilla. Zgjatja e kohës bën që kontaktet e njerëzve të jenë pak më të shpeshta. Duket se kufizon ditën por shpeshton kontaktet në hapësirë. Duke zgjatur kohën është teknikë jo e keqe, por e mirë në këtë rast.
E shikoj dhe teknikë që edhe në vende të tjera perëndimore ka filluar të zbatohet këo ditë. Tregon se nuk ka një mbingarkesë në sistemin shëndetësor. Krijohet ideja se njerëzit duke dalë më shumë mund të rrisin imunitetin dhe të shtohet qarkullimi i mallrave, parasë, rritjes graduale. Por të mos merret sikur situata mbaroi. Nëse rastet shtohen, masat do duhet të përforcohen”, tha ai.
Diskutime rreth kësaj post