Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, tha se lajmet e mira nga Infektivi bëri që të shkojmë edhe në disa lehtësime siç janë rregullat e reja nga java në vazhdim, ku banka, supermarkete e farmaci do të qëndrojnë hapur deri në 17:30, nga ora 13:00 që është aktualisht.
Sipas saj shumë nga bizneset do të fillojnë të kenë një operim më normal.
“Është një situatë lufte, një situatë e cila ka kërkuar nga të gjithë ne, si nga qeveria dhe qytetarët, që të tregohemi sa më të përgjegjshëm, megjithatë ne nuk kemi reshtur punën pasi si porti i Durrësit dhe struktura të tjera kritike ndodhen nën varësinë e ministrisë sonë, dhe për ketë arsye ne jemi gjatë gjithë kohës në detyrë. Lajmet janë të mira. Ky është një rezultat i menaxhimit të mirë që i është bërë gjithë kësaj situate nga qeveria shqiptare, vecanërisht ministria e Shëndetësisë, me një punë kolosale që ka bërë duke ndihmuar qëndrimin e kësaj kurbe në një mënyrë sa më të sheshtë. Për të arritur në një moment që të kemi lajme të mirë.
Të gjithë mezi po e presim që nga e hëna të kemi një shtim të orarit përsa i përket disa nga shërbimet si ushqimore, farmaceutike apo edhe bankare, që duket se kanë kërkesë më të madhe nga qytetarët. Orari do të jetë deri në 17:30 dhe ky ësht ënjë brez orar i rëndësishëm nga ora 13:00 që ishte deri këtë javë, kështu që besoj shumë nga qytetarët por edhe shumë nga bizneset të fillojnë të kenë një operim më normal, për aq sa normal mund të quhet çdo lloj aktiviteti në kohë lufte”, tha Balluku për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post