Ditëlindja e 35 e ka gjetur moderatoren e njohur të ‘Top Channel’, Bieta Sulon në karantinë. Mirëpo kjo ditë nuk kaloi pa surpriza për të, të cilat i kishte mirë menduar stafi i emisionit “Ftesë në 5”.
Familjarët, miqtë dhe djemtë e jetës së saj, Albani dhe Kroi, i përgatitën një surprizë shumë të bukur që bëri moderatoren të përlotej dhe emocionohej pa fund.
Mesazhi nisi me fjalët e motrës së saj e cila së shpejti do të bëhet nënë, vazhdoi me miqtë, familjarët dhe me një lidhje direkte nga shtëpia e saj ku u shfaq Alban Dudushi, Kroi i vogël dhe nëna e saj.
Të gjitha urimet ishin plot dashuri dhe me fjalë zemre por partneri i zemrës së saj, ndau me publikun historinë e ardhjes së Bietës në jetë duke e lidhur me poezinë fantastike të Ismail Kadarasë. “Në parkun që mbuluan fletët”.
Pak ditë pasi lindi Bieta, diktatori Enver Hoxha ndërroi jetë dhe Albani zgjodhi që mesazhin në studio ta jepte pikërisht me poezinë e Kadaresë duke qenë se 35 vjetori e gjeti në një situatë të pa zakontë. “U desh të zhdukeshin përbindshat që në këtë botë të vije ti”.
Ndërsa mesazhi që e përloti më shumë, ishte ai i babait të saj.
“Si sot, në muajin prill, 35 vjet më parë ne u shtuam me një lule dhe asaj lule ia vumë emrin Bieta. Kjo lule u rrit dalëngadalë dhe ja ku është sot. Rruga që ka ndjekur në jetë ka qenë e bukur, por edhe me vështirësi e përpjekje që Bieta i ka përballuar me sukses. Babi nga zemra të uron shëndet dhe në jetë qofsh gjithmonë e gëzuar”, ishte ky urimi i të atit, që e preku më së shumti moderatoren.
Më pas stafi i solli tortën në studio dhe mesazhet që kishin përgatitur secili prej tyre.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post