Mjekja e familjes Adelina Qose Selimi ka treguar sesi procedojnë me një pacient që është prekur nga koronavirusi, por po e kalon atë në shtëpi.
Në një intervistë për Report Tv, mjekja zbuloi se në momentin që marrin informacion nga epidemiologët që pacienti i tyre ka dalë pozitiv me COVID-19, ruajnë kontakte të përditshme me anë të telefonit.
Pacientët që kujdesen mjekët e familjes ndahen në dy grupime, në ato amiptomatikë, për të cilët këshilla e vetme është izolimi për 14 ditë në shtëpi dhe ato që kanë simptoma të lehta. Për këta të fundit, Selimi sqaroi, se u këshillohet që të marrin paracetomol 500-1000 mlg 2 herë në ditë dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje. Kur gjendja e tyre përkeqësohet atëherë merret në celular Urgjenca Infektive 127.
“Në qendrën tonë shëndetësore jemi 20 mjekë familje që janë ndarë më të rritur dhe pediatrike, janë epidemiologët që na informojnë për personat që janë të prekur. Informojnë mjekun e familjes që ka në ngarkim këtë person dhe e shoqëron në gjithë vijueshmërinë. Pacienti merr këshilla të përditshme dhe nëse mund të rëndohet gjendja shëndetësore lajmërohet 127 për të marrë një trajtim të specializuar. Për rastet asimptomatike, personi këshillohet të izolohet 14 ditë dhe do të bëjë të mundur që kur ka shenja klinike që janë të lehta ne u këshillojmë të marri paracetomol 500-1000 mlg 2 herë në ditë, çajra, lëngje sa më shumë”, – tha mjekja.
Duke marrë shembullin e 3 personave që janë konfirmuar pozitiv në qendrën shëndetësore që ajo punon, Selimi tha se pas përgjigjes së analizave janë informuar familjarët e tyre dhe atyre që kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me të infektuarit i nënshtrohet testit.
“3 persona që janë me COVID-19 pozitiv. Janë informuar dhe familjarët që kanë pasur kontakt dhe kanë rezultuar pozitiv. Mjeku i familjes, pa dalë ende rasti i parë kanë bërë trajnime nga koordinatorët të ISHP dhe vazhdojnë ta bëjnë edhe këto ditë. Nuk kemi kontakt fizik, por vetëm nëpërmjet celularit. Sikurse është dhe linja e gjelbër, ne jemi të pajisur me numra telefoni dhe adresat përkatëse, mundohemi ta bëjmë jo fizikisht. Kemi pasur një numër të madh vizitash në banesë dhe u është çuar ilaçet edhe nga farmacitë. Kemi edhe vizita online, kemi shumë pak raste siç janë krizat e panikut apo ato që duan të kontaktojnë patjetër me mjekun e familjes, por me kushte shumë të domosdoshme masa mbrojtëse. Nuk kemi pasur raste të personave që janë me simptoma dhe kanë ardhur në spital”, – përfundoi Selimi.
Diskutime rreth kësaj post