Inxhinieri Arben Meçe ka debatuar ashpër me mjekun Petrit Vargu sa i përket operimit nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Meçe shprehet se nuk duhet të mbështetemi tek testet, ndërsa mjeku Vargu thotë se testimet izolojnë pacientët.
Pjesë nga debati:
Vargu: Pjesa e zotit Meçe, sa i përket izolimit është një pjesë që është për tu lavdëruar, por që duhet shoqëruar patjetër me testime, sepse vetëm nëpërmjet testimeve shkojmë të izolojmë pacientët e tjerë. Një izolim më vete nuk mund ta shkëpusë dot zinxhirin epidemiologjik qoftë ky edhe sikur të bëhet dy muaj.
Meçe: Nuk duhet të mbështetemi vetëm te testi. Testi duhet të bëhet për të gjithë personelin e shërbimit, mjekësi, polici, shërbime, të gjithë këta duhet të jenë testuar.
Vargu: Zoti Mece, testi është arma kryesore e gjurmimit. Kur bëhet gjurmimi nuk bëhet me armë, por me teste. Por ti nuk di bazën e kësaj pune. Të gjitha kontaktet duhet të testohen.
Diskutime rreth kësaj post