Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë, Raul Gonzales Monteros tha se koronavirusi mund të zhduket në Shqipëri dhe në të gjithë botën vetëm kur të krijohet një vaksinë.
Sipas tij masat parandaluese nuk do të hiqen brenda dite dhe ne do të duhet të jetojmë me to për disa muaj.
Ai tha se nuk mjafton vetëm ta kemi vaksinën por të shpërndahet në të gjithë popullatën.
“Kjo varet shumë me evolucionin dhe ne duhet të kujdesimmi pikërisht për të. Masat parandaluese nuk do të hiqen brenda dite dhe ne do të duhet të jetojmë me to për disa muaj, sepse ndonjëherë mund të lehtësohen apo më pas të shtrëngohen sërish. Normaliteti i vërtetë, ai që ne e njohim si të tillë nuk do të arrihet deri sa të kemi krijimin e një vaksine. Dhe jo vetëm të kemi atë vaksine, por që edhe ajo të prodhohet në sasi të mjaftueshme dhe të shpërndahet në të gjithë popullatën. Deri atëherë ne do të kemi përhapje të tij në shpejtësi të ndryshme”, – tha ai në Euro News.
Diskutime rreth kësaj post