Për inxhinierin Arben Meçe karantina do të zgjasë ndoshta 6 muaj ose më tepër. Në një lidhje në skype në “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai tha se tashmë problem nuk është kriza, por periudha pas 2 muaj kur njerëzit do të kuptojnë se duhet të sakrifikojnë edhe muaj të tjerë.
Meçe: Duke sjellë një skemë se si shpërndahet virusi, më rezulton se karantina do të zgjasë ndoshta 6 muaj ose më tepër. Unë pasi bëj këtë analizë, dhe duke parë që kohëzgjatja do të jetë më shumë se 2-3 muaj, unë konkludoj se tashmë nuk është vetë kriza, por do të jetë situata pas 2 muajsh, dhe qysh tani ka filluar në opinion një fazë acarimi sepse njerëzit sakrifikuar një muaj, por tani po kuptojnë që kjo sakrifice do të vazhdojë 3-4 muaj.
Diskutime rreth kësaj post