Pamjet që po shikoni vijnë nga laboratori ku aktualisht kryhen analizat për Covid-19. Laboratori është vendosur brenda Institutit të Shëndetit Publik dhe është i vemti i çertifikuar për kryerjen e analizave për koornavirus.
Në pamje shihen maskat, dorezat dhe mjetet mbrojtëse që përdoren nga personeli mjekësor, për t’u marrë mostrat, të dyshuarve me koronavirus. Videoja është publikuar nga ministrja e Shëndetësisë.
Ndërkohë Shqipëria vijon luftën me Covid-19. Numri i të infektuarve ka shkuar në 377 persona dhe deri më tani janë shënuar 22 viktima.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me COVID-19. Harta e rasteve të reja është zgjeruar sot në Tiranë, Shkodër dhe në Has. Deri më tani në Shkodër janë shënuar 6 raste të reja, mes tyre dhe një infermier që mund të ketë infektuar dhjetra persona të tjerë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post