Ish-deputeti demokrat me profesion mjek Bardh Spahia deklaron se testimi masiv për koronavirusin i qytetarëve do të ishte e vetmja mënyrë për të shkëputur zinxhirin e infektimit.
“Ashtu siç pritej, zhvillimet në Shkodër janë një farë pasqyre e asaj që ka kohë që ndodh në të gjithë Shqipërinë. Problemi kryesor i mbërritjes së kësaj situate në Shkodër është mungesa e testimeve, e shtimit të numrit të testimeve. Ka kohë që ne e ngremë me forcë mungesën e testimeve, ka kohë që themi për hyrjen e qytetarëve shqiptarë të ardhur nga zona të kuqe të Italisë. Dhe sigurisht që situata do të vinte këtu. E pafalshme, edhe sot e kësaj dite strukturat e shtetit nuk janë në lartësinë e duhur të situatës”, tha Spahia në News 24.
Sipas tij, shumica absolutet e qytetarëve shkodranë i kanë respektuar udhëzimet dhe se ka gjasa që numri i personave të infektuar është më shumë se 44.
“Strukturat përgjegjëse duhet të rrisnin numrin e testimeve. Të gjitha gjasat të bëjnë të mendosh se janë disa herë më shumë se aq. Nuk mund të flitet për të dhëna të sakta pa u rritur numri i testimeve.
Pikërisht se mund të jenë asimptomatikë duhej t’i bashkëngjitej testimi masiv. Ky testim do bënte stopimin e zinxhirit, distancimin e personave të prekur qoftë dhe pa simptoma dhe do siguronte dhe trajtimin e tyre në mënyrë adekuate në simptomat e para. Gabimi është bërë që në fillim, humbja e kohës e pafalshme”, deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post