Austria ka gati planin e masave për rihapjen e ekonomisë pas bllokimit për shkak të koronavirusit. Lajmin e ka dhënë kryeministri i Austrisë, Sebastian Kurz gjatë një konferencë për mediat të mbajtur këtë paradite.
Sipas tij, Austria planifikon të rihapë dyqanet e vogla duke nisur nga java e ardhshme, ndërkohë që situata do të vijojë të mbahet tërësisht nën kontroll.
Kurz tha gjate konferencës për shtyp se meqë Austria kishte vepruar më herët se shumica e vendeve, kjo i dha mundësinë që të rihapte dyqanet edhe më shpejt.
Nëse gjithçka shkon mirë, tha ai “në vend pas Pashkëve do të rihapën dyqanet deri 400 metra katrorë”.
Me tej, sipas tij, “Nga 1 maj do hapen të gjitha dyqanet, qendra tregtare dhe parukierët. Ndërkohë që hotelet dhe restorantet do hapen gradualisht nga mesi i majit. E gjithë kjo me masa sigurie”.
Matura planifikohet te kryeje provimet ne Qershor, nderkohe qe shkollat do te jene te hapura per kujdesin ditir te atyre femijeve, pridnerit e te culeve duhet te punojne.
Por të gjitha keto, sipas planit te bere publik, duhet te konfirmohen ne fundjaven e Pashkeve, gjithe nese tendenca aktuale e uljes së rasteve vazhdon.
Diskutime rreth kësaj post