Këngëtarja, Rezarta Shkurta ka ndarë në rrjetet sociale disa detaje nga njohja e saj me Ermal Hoxhën, nipin e diktatorit Enver Hoxha.
“Desh u përplasëm me makinë. Po ai si nga Gjirokastra që është, që mos të paguante dëmin që bëri, më mori për nuse”, – është përgjigjur Rezarta Shkurta për momentin e parë që është takuar me Ermal Hoxhën.
Duke treguar detaje nga takimi i parë, Rezarta ka shkruar më tej se Ermal Hoxha është djali i ëndrrave, dhe pavarësisht uljeve e ngritjeve, në shumicën e rasteve, shkak i grindjeve është vetë këngëtarja.
“Di të them që Ermali është djali i ëndrrave…Është një partner shumë i kujdesshëm me mua, dhe një baba shumë i dashur, i përkushtuar dhe me shumë durim për Herën. Ne si çdo çift kemi dhe uljet e ngritjet tona. Por, kam përshtypjen se në rastet e këqija, e kam fajin unë gjithmonë, që ndonjëherë jam kështu…” – shkruan Rezarta Shkurta.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post