Meteorologu Hakil Osmani ka bërë një parashikim të motit gjatë kësaj jave. Osmani theksoi në një lidhje për ABC News se ditët në vazhdim moti do të jetë i qëndrueshëm, i shoqëruar edhe me rritje të temperaturave.
“Pritet që kjo jave të jetë me mot të qëndrueshëm. Temperaturat pritet gjatë pjesës së dytë të javës të shkojnë në deri në 26-27 gradë celsius.
Dita e shtunë pritet të ketë vlera maksimale. Vlerat maksimale përgjatë Ultësirës Perëndimore do të shënohen me 27 gradë celsius.
Rritje të ndjeshme do të ketë edhe në zonat malore, ku vlerat maksimale do të shkojnë deri në 19 gradë celsius. Vlerat minimale do të jenë në 5 deri 6 gradë celsius në zonat malore, ndërsa përgjatë Ultësirës Perëndimore vlerat minimale pritet të shënojnë 9 deri në 10 gradë celsius. Priten shumë pak vranësira në territor”, tha Osmani.
Diskutime rreth kësaj post