Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka publikuar në rrjetet sociale mesazhin që ka dhënë një ndër mjeket shqiptare që po kontribuon në luftën kudër koronavirusit në Itali.
Teksa tregon gjenden me të cilën po përballet në Itali, doktoreshë Ornela shprehet se është optimiste se jeta do të triumfojë.
Postimi i Manastirliut:
“‘Unë besoj se jeta do të triumfojë, ndaj pranova menjëherë t’i bashkohem ekipit të mjekëve italianë në vijën e parë të përballjes me #COVID19. Pavarësisht vështirësive, këtu mbizotëron fryma pozitive se do t’ia dalim për ta përballuar këtë situatë’ – Dr. Ornela Gelaj është pjesë e ekipit shqiptar që sot luftojnë në vijën e parë të luftës në spitalin civil të Breshias në #Itali!
#FORCA
#JEMIMEJU”, shkruan ministrja Manastirliu krahas fotos.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post