Teksa 60 shqiptarë vijojnë të jenë të bllokuar në tokën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë duke u mos lejuar të futen në atdheun e tyre, vjen edhe reagimi i ashpër i presidentit të Republikës Ilir Meta.
Kreu i shtetit kërkon zgjidhje të menjëhershme të situatës, ndërsa i kujton qeverisë edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë
“Jam shumë i shqetësuar mbi situatën e qytetarëve shqiptarë të cilët vijojnë ende të bllokuar në pikat e kalimit kufitar të Kakavijës dhe Kapshticës.
Kjo situatë duhet të marrë zgjidhje të menjëhershme.
U bëj thirrje sërish të gjithë qytetarëve shqiptarë të respektojnë kushtet e urgjencës dhe domosdoshmërisë të imponuara nga pandemia e COVID-19 në pikat tona kufitare e njëkohësisht kërkoj nga autoritetet tona përgjegjëse të respektojnë, jo vetëm kërkesat e situatës së gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por edhe detyrimet kushtetuese dhe ndërkombëtare që shteti ka ndaj qytetarëve të vet në një situatë të tillë.
Edhe njëherë kërkoj nga të gjithë më shumë bashkëpunim e mirëkuptim, solidaritet e përgjegjësi mes qytetarëve dhe autoriteteve tona në dobi të interesit publik dhe sigurisë së jetës”, shkruan presidenti Meta në reagimin e tij.
Diskutime rreth kësaj post