Propaganda e Edi Ramës, duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë në Itali, arriti të bënte për vete edhe qytetarët përtej Adriatikut.
Daljet nëpër televizione, shkrimet nëpër gazeta, falenderimet e politikanëve nuk munguan në adresë të kryeministrit shqiptar. Por për ti kthjelluar sapo pak italianët mendon Vladimir Kosturi, profesori shqiptar që jeton prej afro 30 vitesh në Romë.
Përmes një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, Vladimir Kosturi kërkon nga qytetarët italianë kryesisht, por edhe nga politikanë të ndryshëm, që para se të duatrokasin të informohen se kush është Edi Rama dhe sa po vuan Shqipëria nga veprimet e tij.
“Italianë, po si falenderoi për gjestin bujar kryeministrin tonë pa e ditur kush është ai, çfarë përfaqëson dhe sa po vuan Shqipëria nga ajo çfarë po bën ai? Para se ti thurni elozhe, ta nxirrni në “prime time” në televizione, pse nuk informoheni kush është ky njeri? E dini kujt i referohem? Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, të vendit tim për të cilin unë duhet të ndjehem krenar. Thotë fjalë të bukura, por a i vlerësojmë njerëzit vetëm nga fjalët? Nuk informohemi kush është ky njeri?”, shprehet Kosturi, përcjell Syri.net.
Më pas ai i drejtohet edhe kryetarit të Lega Nord, një prej politikanëve më anti-Soros në Europë.
“Salvini, ti që flet nëpër sheshe kundër George Soros, për spekulimet e Soros, e di ti që Edi Rama, të cilin ti e falenderove, e njeh apo bëre kot sikur e njohe?”, pyet shqiptari.
“Para se të duartrokisni, informohuni”, shkruan Kosturi në videon e shpërndarë në rrjetet sociale.
Diskutime rreth kësaj post