Që prej ditës së djeshme, vendi ynë ndodhet në karantinë totale, pasi asnjë person nuk lejohet të dalë nga shtëpia dhe gjithçka është e mbyllur. Kjo masë, pritet të jetë në zbatim deri mëngjesin e së hënës, ku deri në orën 05:00 mund të dalin vetëm rastet emergjente apo personat që shkojnë në punë.
Ashtu si dhe javën e kaluar, nuk do të lejohet qarkullimi as i automjeteve, as i këmbësorëve, përveç forcave të rendit, ushtrisë, transportit të mallrave dhe kompanive mediatike.
Javën që vjen,kryeministri ka paralajmëruar se mund të zgjerohet fasha e orarit të lëvizjes së këmbësorëve, por edhe afati i lëvizjes së makinave private të kompanive që janë ligjërisht të lejuara për të qëndruar hapur. Gjithashtu pritet edhe një zgjerim i bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Nga ana tjetër, paralajmërohet burg për shkelësit.
1.Do zgjerohet fasha e orarit kur mund të lëvizin këmbësorët
2.Do zgjerohet fasha orarit e lëvizjes për makinat private të bizneseve që qëndrojnë të hapura
3.Do zgjerohet lista e bizneseve që mund të qëndrojnë të hapura, jashtë qendrave tregtare
Diskutime rreth kësaj post