Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka dhënë alarmin mbi vdekjen dhe sëmundjen e rëndë te të rinjtë e infektuar nga koronavirusi.
Individët nga mosha 30-vjeçare po dërgohen në kujdes intensiv dhe disa janë duke vdekur, pavarësisht se nuk kishin probleme shëndetësore të mëparshme.
Por ekspertët thonë se shumica e njerëzve që përjetojnë sëmundje të rëndë, priren të jenë më të moshuar dhe me probleme të tjera shëndetësore.
Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, tha në një konferencë shtypi në Gjenevë se një në gjashtë vdekje nga COVID-19 në Kore ishte te njerëz nën moshën 60 vjeç.
OBSH tha duhet të “kuptojmë më mirë” pse të rinjtë po vdesin nga infeksioni, duke shtuar “ka ende shumë të panjohura në këtë kohë”, rreth këtij virusi.
Diskutime rreth kësaj post