Një qytetare e Vlorës ka dhuruar një respirator për Spitalin Rajonal të qytetit bregdetar. Respiratori është blerë disa vite më parë nga familja por nuk është përdorur asnjëherë.
Respiratori është blerë për djalin e sëmurë të familjes i cili fatëkeqësisht humbi jetën disa kohë më parë në Itali.
Tashmë zonja e vetmuar kryen xhestin human dhe e dhuron respiratorin për familjet dhe individët e prekur nga Covid19.
Spitali Rajonal i Vlorës respiratorin e dhuruar nga Dinore Idrizi do ta përdori tashmë për të gjitha familjet që do të kenë nevojë, specifikisht në këto momente për të gjithë individët e prekur me Covid-19, shkruan fax web.
Respiratori do të montohet në mjete të lëvizshme për të shkuar sa më pranë individëve qe do kenë probleme me frymarrjen në banesat e tyre. Pajisja mjekësore është e përbërë me të gjitha pjesët që i duhet personelit mjeksor.
Diskutime rreth kësaj post