Në studion e emisionit “Top Talk” i ftuar me anë të një lidhje “Skype”, analisti Frrok Çupi argumentoi se si pasojë e pandemisë globale, të shkaktuar nga koronavirusi do të sjellin një ndryshim të madh në botë.
‘Pas koronavirusit, do të ndryshohet raportet dhe marrëdhëniet e qeverive me njerëzit, madje madje edhe ajo e njerëzve me njëri-tjetrin’ aludoi Çupi.
Disa ndryshime kanë ndodhur, thotë analisti, për shembull Britania e Madhe, ka vendosur që zjarrfikësit përpos shuarjes së zjarreve, do të merren edhe me urgjencat mjekësore, edhe kur ky virus të marrë fund. Gjithashtu ai shoi se ekziston mundësia që të ndryshojnë edhe mjetet që përdoren sot. Por, thotë Frrok Çupi, bota po shkon për shumë keq, për shumë keq, për t’u bërë më mirë.
“Njerëzit po mendojnë sikur nuk ka ndodhur asgjë, përgjithësisht po mendojnë sikur s’ka ndodhur asgjë. Për fat të mirë ose për një lloj paradoksi, vetëm shtetet po mendojnë për njeriun, për individin, se çfarë do të ndodhë me të. Ne tani ndodhemi në momentin kur një mendim është mbrapa dhe një situatë është këtu ku jemi. Para dy ditësh ndodhi që avioni rus që shkoi me medikamente mjekësore në Amerikë, për ndihmë dhe pat një dyndje të madhe të njerëzve. Madje unë e kam përmend edhe në shkrim, se edhe në gjuhën angleze ata filluan të bërtasin “What the fuck is happening in the world” (Çfarë dreqin po ndodh në botë). Nuk është mësuar njeriu akoma me katastrofën e vet.
Në kohën e katastrofës, shtetet janë të mirëpritura për të ndihmuar njëra -tjetrën. Por ajo që më pyesni dhe është shumë interesante dhe çfarë është shumë në rend të ditës, çfarë duhet thërritur mendja e njeriut, është se bota po ndryshon. Koronavirusi është një akt i madh i natyrës, që po i bie kambanave të madhe të botës, që një gjë tjetër do të ndodhë. Por individi ende s’po bindet për atë gjë, s’po bindet se e tëra po ndryshon. Deri më sot, kur bota nuk ishte kaq kibernetike, kanë ndodhur këto gjëra, kanë ndodhur këto fenomene, kanë rënë perandoritë, kanë rënë superfuqitë, kanë rënë civilizimet. Por sigurisht që në epokën tonë, këto janë marrëveshje, gjëra të harruara. Me siguri do të ndryshojë konceptet e shteteve, nga shtet, shtetet globaliste dhe shtetet në përgjithësi, po shkohet drejt shteteve-komb. Po ndryshojnë marrëdhëniet e njeriut me njeriut, marrëdhëniet e njeriut me shtetet, marrëdhëniet e policit me detyrat që kishte, marrëdhëniet e shtetit me atë detyrë që kishte etj etj. Praktikisht sot, për të ilustruar ka një lajm nga Britania, që zjarrfikësit e Britanisë, iu është ngarkuar detyra që të merren përjetësisht edhe me emergjencat shëndetësore, jo vetëm me shuarjet e zjarreve. Ose qeveritë po merren me strategjitë e daljes. Ka ndryshuar konfiguracioni i raportit.’ – tha analisti.
Diskutime rreth kësaj post