Ka tri javë që Shqipëria është prekur nga virusi COVID-19 duke pasur një shtim progresiv të numrit të rasteve të reja dhe i viktimave. Sipas prof. Pëllumb Pipero, mjek infeksionist, situata është e vështirë.
Ai tha nëse qytetarët nuk qëndrojnë në shtëpi, kostoja do jetë shume e lartë.
“Shumë e vështirë, jo nga numrat, por nga të panjohurat. Nuk jemi ende as në gjysmën e pjesës më të vështirë të ecurisë së saj në vendin tonë. Falë masave shtrënguese të qeverisë, asaj që quhet distancim social, pavarësisht reagimit të qytetarëve jo aq sa duhet, nuk e kemi paguar shtrenjtë. Por nëse qytetarët, veçanërisht pensionistët, nuk qëndrojnë në shtëpi, kostoja do jetë shume e lartë”, tha Pipero për Alpenews.
Diskutime rreth kësaj post