Ka ndodhur vetëm 3 herë përgjatë 86-viteve sa ajo mbretëron në Angli ndërsa për shkak të situatës alarmante me koronavirusin, mbretëresha britanike Elizabeth II do të mbajë një fjalim të rrallë televiziv ndaj kombit.
BBC shkruan se ajo do t’i drejtohet qytetarëve britanikë në një transmetim televiziv të Dielën dhe kjo është njoftuar nga “Buckingham Palace”.
Tre fjalimet e tjera të mëparshme erdhën pas vdekjes së nënës së Mbretëreshë në 2002, përpara funeralit të Princeshës Diana në 1997 dhe rreth Luftës së Parë të Gjirit në 1991.
Diskutime rreth kësaj post