Rudina Dembacaj ka realizuar së fundmi një bisedë me ndjekësit në Instastory. Ajo iu ka kthyer përgjigje pyetjeve të ndryshme që i kanë drejtuar dhe është treguar shumë e hapur për jetën private.
Para disa kohësh, Rudina dhe ish bashkëshorti, Aleksi, i dhanë fund lidhjes së tyre. Më vonë aktorja bëri publike lidhjen me ish-deputetin Mark Frroku. Nisur nga kjo ndjekësit e kanë pyetur se ç’është bërë me shtëpinë ku dikur ajo, Viktoria dhe Aleksi jetonin së bashku.
“Po shtëpinë e vjetër kujt ia le?”, – i shkruan dikush. Rudina ka treguar se shtëpinë pas ndarjes e ka mbajtur Aleksi dhe kur të rritet Viki, shtëpia do të jetë dhe e saj.
Diskutime rreth kësaj post