Për të tretën ditë radhazi, Kina nuk ka shënuar asnjë rast të ri me koronavirus, madje as në Wuhan, vendin e shpërthimit të pandemisë.
Në të dhënat e reja, Komisioni Kombëtar i Shëndetit (NHC) përmend vetëm 41 raste të importuara nga jashtë.
Nga këto ka 14 raste në Pekin, 9 në Shanghai, 7 në Guangdong dhe 4 në Fujian; dy secila në provincat e Zhejiang, Shandong dhe Shaanxi; një në Sichuan.
Asnjë nga të infektuarit nuk është shtetas kinez, por janë të ardhur nga vendet e tjera. Kujtojmë se Kina është një nga vendet me numrin më të lartë të të prekurëve, ndërkohë që Italia ka më shumë viktima.
Diskutime rreth kësaj post