Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha në një lidhje me “Skype” për News24 tha se koronavirusi do të vijojë të përhapet, nëse qytetarët nuk zbatojnë masat e marra nga qeveria, sidomos disntacimin social.
‘Raportohet se janë 64 të infektuar, vetëm dje kanë rezultuar 5 raste të reja. Përvec rasteve të importuara, janë dhe raste të kontakteve të ngushta, me problematika respirative, që kanë rezultuar pozitivë. Një punë e madhe po bëhet në terren, pasi duhen gjurmuar gjithë rastet e kontakteve.
Pra, ajo që duhet të bëjmë është masat e vetëizolimit, izolimi në tërësi, si masë për ndalimin e përhapjes së COVID-19.Ne do të rrezikojmë, nëse nuk ndryshojmë sjelljen vetjake, në raport me këshillat që japi m çdo ditë, që do të thotë distancimi social.’ – tha ministrja.
Diskutime rreth kësaj post