Poliklinika Campus Bio-Medico, në Lazio të Italisë është spitali i parë në Evropë që përvetësoi sistemin e inteligjencës artificiale të përdorur në spitalet në Wuhan (Kinë) për diagnostikimin e hershëm dhe monitorimin e koronavirusit.
Sistemi i inteligjencës artificiale është në gjendje të sigurojë një përgjigje në 20 sekonda, duke nisur nga analiza e imazheve të mushkërive. Shkalla e besueshmërisë është 98.5 % dhe është testuar me sukses të plotë te disa pacientë. Procesi u udhëhoq nga radiologët e Spitalit Universitar Campus Bio-Medico, nën mbikëqyrjen e Prof. Carlo Cosimo Quattrocchi dhe nga Drejtori i Qendrës së Imazheve Prof. Bruno Beomonte Zobel.
Inxhinierët kinezë të kompanisë evropiane që krijuan zgjidhjen teknologjike, punuan shumë me stafin e Poliklinikës Campus Bio-Medico për të instaluar sistemin e inteligjencës artificiale dhe së bashku e zhvilluan atë për ta përshtatur atë me nevojat italiane.
Aplikimi i bazuar në inteligjencën artificiale, përveç që jep përgjigjen e menjëhershme, është në gjendje të llogarisë gjendjen shëndetësore të pacientit.
Në këtë situatë emergjente, Poliklinika Campus Bio-Medico e ofron këtë sistem të rëndësishëm të analizës në të gjitha strukturat kombëtare.
Ky sistem përjashton menjëherë përmes analizës të gjitha rastet që nuk janë të infektuara me Covid-19.
Kjo nismë e cila vihet në dispozicion në të gjithë vendin, për të luftuar virusin, realizohet nëpërmjet kontakteve me urgjencat rajonale. Ato u dërgojnë imazhe poliklinës, të cilët përcaktojnë diagnozën e pacientit.
“Kjo risi është mjaft e domosdoshme në këtë moment në të cilën ndodhet Italia. Pasi në këtë mënyrë vëmendja shkon vetëm për ata që janë infektuar. Ky hap është një kthesë për muajt e ardhshëm, kur emergjenca të kalojë, dhe do të jetë më e vështirë që rastet të identifikohen”, – thanë mjekët.
Diskutime rreth kësaj post