Aktorja Rudina Dembacaj, u shpreh se ajo dhe i dashuri i saj Mark Frroku, kishin dyshuar se mos ishin infektuar me koronavirus, për shkak se ish-deputeti, para disa ditësh kishte takuar një person me Covid-19.
“Marku ka takuar pacientin zero dhe dy miqtë e tij. Marku erdhi me temperaturë 40.2. Telefonuam 127 dhe na thanë se do vijën të na bëjnë tamponin. Pimë vetëm paracetamol. Marku kishte dhimbje të tmerrshme trupi. Pas paracetamolit ulej temperatura. E ndamë mendjen që kishim koronavirus. Ne në shpi jemi mbyllur me 5 anëtarë. Janë prindërit e Markut. Asnjëri prej tyre nuk ka asnjë simptomë. Madje unë gatuaja për të gjithë. Dhe kanë ngrenë nga duar e mia. Ne e ndamë mendjen. Dhe telefonuam serish 127. U acarova shumë. Personi bënte edhe si investiguese. Unë me zi po merrja frymë ajo më thoshte do dënohesh. U trembëm se kishim hallin e të tjerëve në familje. Asnjëri nga ata nuk kanë asnjë simptomë. Fola me doktoreshën dhe më thanë se nuk vijmë dot se s’ka tamponë dhe me tha të vetëizolohemi,” – tha më tej Dembacaj. Në fund ajo sqaroi se fatmirësisht tani janë mirë, dhe nuk kanë asnjë shqetësim.
Diskutime rreth kësaj post