Mjeku infeksionit Artan Simaku, ka shpjeguar me detaje pse nuk testohet e gjithë popullata për koronavirus, thirrje kjo që u bë edhe nga kreu i OBSH.
“Ka shumë konfuzion në lidhje me ketë. Testimi nuk mund t’i bëhet të gjithë popullatës. Në momentin që flasim jemi në pandemi kemi transmetim komunitar, lokal. Nuk kemi vetëm raste të importuara.
Testimi në masë të gjerë rekomandohet në fazat e para, para se të ketë transmetim komunitar, në momentin që kjo konfirmohet testohen vetëm rastet e rënda.” – tha ai për emisionin “Byro Politike”.
Diskutime rreth kësaj post