Kina ka dërguar në Ballkan ndihmën e parë për një prej vendeve të prekura nga koronavirusi i ri, për Serbinë.
Agjencia shtetërore e lajmeve të Kinës “Xinhua News Agency”, njofton se në Serbi ka mbërritur ndihma e parë për përballimin e koronavirusit, një avion privat me 1 mijë kite testuese.
Këto kites shtesë do të ndihmojnë autoritetet shëndetësore në Serbi që të testojnë sa më shumë raste me Covid-19.
Kjo ndihmë i është dhuruar Serbisë nga organizata humanitare kineze “Mamoth Foundation”.
Ndërkohë, kujtojmë se dje Teuta Voda, sekretare ndërkombëtare e PS ka bërë me dije se Ambasada e Kinës në Tiranë dhe Departamenti Ndërkombëtar i Kinës i kishte dërguar një letër PS, si partia që ka fituar zgjedhjet dhe drejton vendin. Në këtë letër, shprehej mbështetja dhe gatishmëria e Kinës për të ndihmuar Shqipërinë në “luftën” me covid-19.
VIDEO:
China sends 1st batch of medical aid to Serbia to help fight #COVID19. #coronavirus pic.twitter.com/PNRpkcaZae
— China Xinhua News (@XHNews) March 18, 2020
Diskutime rreth kësaj post