Mjeku infeksionist Tritan Kalo gjatë një interviste në “ABC Neës” ka folur për situatën në të cilën është përfshirë vendi duke treguar edhe për gjendjen e personave që tashmë janë në Spitalin e Infektivit të prekur me koronavirus, ai u shpreh se janë në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
“Negativizim do të thotë se nuk ka më virus. Në bazë të protokollit të sotëm duhet të jenë dy kultura negative në mënyrë që të bindet se nuk përben me rrezik.
Kemi 28 të sëmurë në Spitalin e Infektivit dhe tre janë në gjendje të agravuar, por fatmirësisht jo deri në rrezik.
Është e rëndësishme të kujtojmë që po bëhet një lloj vetëflijimi nga personeli mjekësor sepse ka prindër që po sakrifikojnë përballë koronavirusit.
Reagimi i makroorganizimit tonë nuk është i njëjtë, gjithashtu edhe përgjigja terapike nuk është e njëjtë te individët”.
Gjithashtu ai theksoi se sistemi imunitar mund të reagojë më shpejt ndaj hyrjes së një agresori.
“Në organizimin tonë sa më shumë të jetë e mundur është që përhapja e virusit të mos prekë organet si zemra, por të kufizohet aty ku hyjnë.”
Diskutime rreth kësaj post