Kryeminsitri Edi Rama ka thënë sot se Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastitliu, është në konktakt çdo orë mjekët dhe punon shumë orë në ditë. Në një intervistë në emisionin “Open”, Rama tha se nuk e di ende se kur Manastirliu fle gjumë, pasi nis komunikimin me të shumë herë dhe mbaron shumë vonë në darkë.
A duhet të këtë masa që u vijnë në ndihmë qytetarëve?
Ju e keni këtë perceptim, por unë di që 99% e popullit thonë se qeveria po bën gjënë e duhur. Por për aspektet e tjera për njerëzit që janë dëmtuar nga kjo situatë, ne po punojmë ditë e natë që të kontribuojmë sa të mundemi me mundësitë që ka vendi ynë.
Sot Makron shkoi në spital, për të inkurajuar mjekët, a duhet bërë dhe këtu një fushatë e tillë?
Ne jemi çdo ditë në kontakt me mjekët dhe nuk e di kur fle gjumë. E nisim kontaktin në sabah dhe e mbyllim pas orës 1 të natës. Mjekët tanaë kanë siguri njësoj si në Francë dhe në Gjermani e ku do tjetër.
Diskutime rreth kësaj post