Me 475 viktima në një ditë, Italia kalon bilancin e të vdekurve në 24 orë kundrejt çdo vendi tjetër në botë.
“Deri tani, këtë rekord të trishtë, e ka mbajtur vetëm Kina, me pikun e regjistruar me 368 vdekje nga koronavirusi vetëm në një ditë”, shkruan “France Presse”.
35.713 të prekur, 28.710 janë pozitivë. 2978 viktima, 475 më shumë se një ditë më parë, ky është bilanci i ri i shifrave të emergjencës koronavirus në Itali.
Vendi vazhdon të shënojë rritje, si në të infektuar si në humbje jetësh. E vetmja fije shprese është se te të prekurit ka një rënie shumë të vogël, por gjithsesi shifrat janë të larta.
Diskutime rreth kësaj post