Zyra e OBSH-së në Shqipëri gjatë gjithë kësaj kohe ka ndjekur nga afër situatën e krijuar në vendin me koronavirusin dhe ka dhënë shpesh këshilla dhe orientime mbi këtë epidemi, përmes postimeve në rrjetet sociale dhe faqes zyrtare.
Në një postim në “Facebook”, zyra e OBSH-së në vendin tonë vlerësoi punën e mjekëve, masat e marra për të frenuar epideminë, si dhe bëri të ditur se në ç’rast bëhet testi për Covid-19.
“Në shpërthimin e tanishëm epidemik të COVID-19, Zyra e OBSh-së në Shqipëri dëshiron të shprehë vlerësimin dhe mirënjohjen ndaj punonjësve të Shëndetit në Shqipëri, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve në këto kohë të vështira. OBSh-ja dëshiron gjithashtu të përgëzojë qytetarët shqiptarë për bashkëpunimin në zbatimin e masave të marra nga Qeveria për të siguruar distancimin shoqëror. Këto masa janë tanimë mjeti më i fuqishëm që, të gjithë bashkë, kemi për të kapërcyer këtë krizë.
Zyra e OBSh-së në Shqipëri po punon duke u koordinuar ngushtësisht me Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të siguruar që vendimet e marra të jenë në përputhje me rekomandimet e OBSh-së. Në këtë drejtim, ne duam të theksojmë se vendimi për t’u testuar për COVID-19 duhet të bazohet në faktorë klinikë dhe epidemiologjikë, dhe që janë të ndërlidhur me një vlerësim të mundësisë për t’u infektuar. Testimi PCR i kontakteve asimptomatike ose lehtësisht simptomatike mund të konsiderohet në vlerësimin e individëve që kanë pasur kontakt me një rast COVID-19. Protokollet e depistimit duhet të përshtaten me situatën lokale”, shkruan zyra e OBSH-së në Tiranë.
Diskutime rreth kësaj post