Shifrat e 24 orëve të kaluara në Itali kanë dhënë pak shpresë për Italinë, pasi kurba e të prekurve të rinj në numër, jo moshë, që ka shkuar në +11.9% nuk ka parë rritje pavarësisht se numri pritej të rritej akoma më shumë.
Ndërkohë edhe në rajonin e Lombardisë, zonën më të prekur në Itali shihet që kurba e përqindjes nuk është rritur më.
Kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli u shpreh:
“Ka 414 të shëruar të rinj, më shumë se dje. Por pacientët në terapi intensive janë në rritje, 179 më shumë, për një total prej 1,851 në të gjithë territorin e Italinë dhe një rritje në Lombardi, në total 823” – përfundoi ai.
Diskutime rreth kësaj post