Dhjetra banorë të kryeqytetit vijojnë të shëtisin në rrugë apo parqe, pavarësisht thirrjeve të qeverisë dhe mjekëve që të qëndrojnë në shtëpi. E gjithë bota është futur në karantinë dhe e vetmja mënyrë për të ndalur përhapjen e COVID-19 është izolimi.
Gazeta SOT ka bërë një monitorim në terren se sa qytetarët i binden kësaj thirrje dhe jo të gjithë e zbatojnë. Sot shumë rrugë të Tiranës kanë qenë të populluara. Ka shumë nga ata që lëvizin me maska, ndërsa dhe shumë të tjerë që nuk i përdorin. Por ajo që bie në sy është se të mbipopulluara janë parqet.
Qytetarët i shfrytëzojnë për të pushur dhe për të shijuar kafen e mëngjesit, duke e marrë në gota plastike. Por jo të gjithë e respektojnë distancën e rekomanduar nga mjekët. Ndërkohë duhet theksuar se urdhri për të ndaluar lëvizjen pas orës 18.00 ka nisur të zbatohet. Dje në mbrëmje rrugët e Tiranës kanë qenë të zbrazura. Nga ana tjetër gazeta ka bërë një monitorim pranë Spitalit Infektiv, i cili është shndërruar në karantinë për të prekurit.
Mund të thuhet kjo është zona më e qetë e Tiranës, pasi nuk ka asnjë person përreth, përveç policëve dhe gazetarëve. Ndërkohë po zbatohen masa të rrepta për personelin mjekësor që shërben aty. Nuk lejohen telefonat dhe të gjithë duhet të jenë të pajisur me veshjet përkatëse.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post