Mjeku popullor, Ylli Merja, këshilloi të gjithë qytetarët të bëjnë kujdes me koronavirusin, duke iu treguar dhe çfarë duhet të konsumojnë për të forcuar sistemin imunitar dhe duke e luftuar atë.
Ylli Merja tha:
“Çaj ose një raki mund ta marrim si avull. Te rakia e rrushit hedhim pak hudhra, pak piperë, në sasinë 1/10.
Kur ra gripi më 1918 dhe 1929, gjyshi më tregonte dy fakte të çuditshme. Kishin prodhuar shumë hudhra dhe ata e hanin. Ra gripi në 2018, çonin në varreza 2-3 persona në ditë, shtëpia jonë që hanin hudhër nuk patën asnjë viktimë.
Mamaja ime ishte edukatore e një kopshti, mund të kishte rreth 30 fëmijë, që nuk e dinin çfarë është gripi. Cilat ishin armët e saj? Rakia, hudhra, masazhi me ujë të nxehtë, lëngu i shtogut, etj. vinte fëmija me temperaturë 40 dhe kthehej me 36.
Hudhra ka komponentë, që po të përzihen me njëra-tjetrën mbysin çdo lloj virusi, nuk e lënë atë të zhvillohet. Koronavirusi nuk është i pamposhtur, u shfaq në Kinë dhe ata thonë që po i rikthehen punës. Virusi nuk mund të jetojë përjetë, ka atë ciklin e vet.
Përveç bimëve mjekësore, duhet të shfrytëzojmë limon, por jo lëngun, se sa lëvoren, që është më e mirë. Duhet lënë 1 minutë të vlojë dhe të pihet. Edhe lëngu i portokallit është shumë i mirë. Këto duhen vënë në shërbim të mbrojtjes së organizmit. Duke ditur që është virus jo i panjohur për shkencën, ka një bazë reale zgjidhjeje. Kush mund të më thotë një nga të sëmurët që ka përdorur vaj dafine. Jo më larg se 3 minuta ai liron komplet rrugët respiratore.
Kur të shkoj te një person i prekur, e para do dezinfektoj duart, ajrin e thith me hundë, që ta çoj dezinfektimin te mushkëritë, pastaj dezinfektoj dhe ambientin. Do pi pak nga propolisi dhe do shkoj tek i infektuari, por nuk do t’i afrohem. Do t’i them të pijë pak vaj dafine”, tha ai në News24.
Diskutime rreth kësaj post