Arbana Osmani ka marrë një kritikë të ashpër nga e ëma, për mungesën e estetikës në gatim. Moderatorja Arbana Osmani, nuk merr kritika vetëm nga ndjekësit e saj, por edhe nga e ëma.
Pas periudhës së vështirë që po kalon vendi, Arbana ka vendosur që përveçse të gatuajë ushqime të shijshme për veten dhe familjen e saj, të ofrojë dhe receta të larmishme për fansat.
Receta e radhës kanë qenë biskotat me mollë, që duket se nënës së Arbana Osmanit nuk i janë dukur në nivelin e duhur, për shkak të formës. Ajo i ka dërguar mesazh në rrjete sociale, duke i thënë se biskotat kanë formë skandaloze.
Biseda
E ëma e moderatores: “Mi harrove durët! Pu pu pu! Po pse mi ashtu bëhen biskotat? A nuk i bëje pak me duar, të paktën toptha të vegjël?
Arbana Osmani: “Kisha ndërmend me të sjell ca. Asnjë copë s’ke për të marrë”.
E ëma e moderatores: “Forma? Skandaloze!”
Arbana Osmani: “Aaa s’i t’ja bëjmë tani?!”
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post