Në total në Shqipëri janë 42 të prekur me Koronavirus, ku 22 janë vetëkarantinuar në banesa. Kryeministri Edi Rama ka publikuar moshën e të prekurve me koronavirus në Shqipëri dhe që janë shtruar në spital. Nga 20 të shtruar, 10 janë të moshës 60-85 vjeç, 6 janë të moshës 50-60 vjeç dhe 4 të moshës 30-49 vjeç.
3 prej të prekurve me koronavirus janë në reanimacion, ku njëri është në gjendje të rëndë.
Rama shkruan:
“SOT, NË VIGJILJE TË JAVËS QË SIPAS TË GJITHA STATISTIKAVE NGRE FURTUNËN KEMI TË SHTRUAR 20 MOTRA E VËLLEZËR, NGA TË CILËT
10 JANË TË MOSHËS 60-85 VJEÇ
6 JANË TË MOSHËS 50-60 VJEÇ
4 JANË TË MOSHËS 30-49 VJEÇ
VETËM 3 PREJ TË SHTRUARVE JANË REANIMACION DHE 1 PREJ TYRE ME FRYMËMARRJE TË DREJTUAR. TË TJERËT JANË NË GJENDJE TË QËNDRUESHME DHE 3 NGA KËTA SHFAQIN SHENJA INKURAJUESE PËRMIRËSIMI
ZOTI U DHËNTË MJEKËVE E INFERMIERËVE QË KUJDESEN PËR TA TË GJITHË FORCËN E FRYMËZIMIN QË U DUHET DHE LUTJET TONA LEHTËSOFSHIN RRUGËN E KTHIMIT NË JETËN NORMALE TË ÇDONJËRIT PREJ TË SHTRUARVE” – shkruan Rama.
Diskutime rreth kësaj post