Horizonti nuk duket akoma në Itali. Rajoni më i prekur nga koronavirusi mbetet Lombardia, që njihet edhe si motori ekonomik i vendit. Sipas Corriere della Sera, dita e djeshme ka qenë edhe më e vështira sa i përket këtyre tri javëve të betejës me koronavirusin.
Pacientët e shtruar në 24 orët e fundit në terapinë intensive janë 85 më shumë. Një shtim thuajse me dyfishin e rasteve të regjistruara në reanimacion gjatë javës së shkuar.
“Jemi shumë pranë pikës ku nuk ka më kthim”, – thotë eksperti Giulio Gallera.
Sesa e vështirë është situata, e thonë numrat. Në terapinë intensive në Lombardi janë 732 persona, dhjetë ditë më parë ishin 244. Të dhënat për Lombardinë janë të frikshme: 11.690 të prekur, 966 të vdekur.
Diskutime rreth kësaj post