Zv/kryeministri Erion Braçe ka reaguar sërish për shqiptarët që janë treguar neglizhentë ndaj zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Reagimi i Braçes:
“Keshtu e pashe 1/3 shqiperise, nga tirana ne fier, nga mengjesi ne mesdite! Pas nje rrugetimi me shume se kater ore, dua te them disa gjera;
1. Shume faleminderit miliona njerezve ne tre qarqet me te medha te vendit per bindjen ndaj rregullave, sakrificen per ti dhene nje stop jetes aktive e per te qendruar ne shtepi;
2. Shume faleminderit disa mijera sherbyesve te shtetit ne rruge, qendra shendetesore,
spitale e urgjenca, burra e gra, police, ushtarake, mjeke, infermiere, shofere e sanitare,
ne vijen e pare e ne gadishmeri per te garantuar rregullat, perballur me perhapjen e korona virusit, shpetuar jete njerezish;
3. Jam i shqetesuar per disa mijera te ardhur tre javet e fundit nga italia kryesisht, kthyer ne shtepite e tyre ne qytet e vecanerisht ne fshat; na mirekuptoni, ju nuk mund te dilni nga shtepite ne rruge, ne sheshe qyteti apo fshati, kafene ende te pambyllura! Cdonjeri nga rastet e egzaminuara deri tani ka histori udhetimi me italine apo kontaktesh me njerez te kthyer nga italia! Ne nuk mund te lejojme te infektohen te tjere njerez; ju duhet te rrini ne shtepi per 14 dite me rradhe! Policia e shtetit tani ka emrat, bashke me zyrtaret vendore do trokase ne dyert tuaja e do garantoje qendrimin tuaj ne shtepi! Kush del do kete 5000 euro gjobe, kush del serish do ndalohet nga policia!
4. Me shqeteson shume fieri; e pashe sot neglizhent, shperfilles, relativizues te rrezikut qe eshte kudo! Duhet te ndryshoje; fieri eshte qarku i dyte i shqiperise nga popullsia e ekonomia, i pari per eksportet, eshte jetik per kete vend! Fieri duhet te vleresoje realisht rrezikun, duhet te zbatoje rregullat, duhet te rrije ne shtepi! Kafenete u mbyllen sot, mbyllur do te rrine!
5. Po aq shqetesim kam per zonat rurale ku ka shume pune e pak vemendje tek lajmet, njoftimet, regullat, ndalimi! Nje pjese e te kthyerve nga italia jane ne fshtra; duhet te rrine per 14 dite ne shtepi! Policia do te garantoje me cdo kusht vetekarantikimin e tyre!
6. Mijera bujq po punojne sot ne toka e sera, po prodhojne, furnizojne me perime te fresketa qytetet, tregjet tona, po eksportojne; po mbjellin serish pa pushim! Shume mirenjohje punetoreve te bujqesise kudo ne myzeqe” – kështu ka përfunduar deklaratën e tij Brace.
Diskutime rreth kësaj post