Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka pohuar se mësimi në shkolla është planifikuar që të nisë më datë 23 mars. Shahini shprehet në rrjetet sociale se të gjitha godinat e shkollave po dezinfektohen të gjithë në mënyrë që fëmijët të kthehen pa frikë në bankat e tyre.
Përsa u përket leksioneve, ministrja Shahini tha se mësimi do të vijë nga pika ku janë lënë në momentin e shkëputjes nga kontakti fizik me mësuesit. Ajo shtoi se leksione në televizion janë më tepër për të mos mbetur pas nxënësit, ndërkohë që të gjitha do të përsëriten kur të futen në shkolla.
“Dua të adresoj disa nga pyetjet që më keni dërguar. Planet tona janë që shkollat të fillojnë më datë 23 mars nëse do të ketë shtyrje do t’ju lajmërojmë, ndërkohë që planet aktuale janë për të rinisur mësimin më 23 mars. Disa nga shkollat janë dezinfektuar këtë javë, të tjerat do të dezinfektohen javës tjetër. Kur të fillojë shkolla të gjitha leksioneve që janë dhënë përmes RTSh-së do t’u bëhet edhe një përsëritje. Kjo nuk e zëvendëson punën që bëhet direkt me mësuesit, kështu që qëndronin në kontakt me ta. Për nxënësit e fillores janë mbyllur xhirimet dhe javës që vjen ekrani do u dedikohet atyre. Gjuhët e huaja nuk do të bëhen për momentin, por nëse vendoset shtyrja e mësimit, do të bëhet edhe për gjuhët e huaja dhe artet,” – tha Shahini.
Diskutime rreth kësaj post