Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u është drejtuar shqiptarëve sot me një mesazh optimist se nëse janë të gjithë bashkë do ia dalin në luftën kundër COID-19. Manastirliu ka shpërndarë në Facebook, mesazhin e shefes së Infektivit, Najada Çomos, e cila u bënë apel qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Fjalia e plotë e mjekes:
“A do t’ia dalim? Po. Ne po bëjmë gjithcka për të shërbyer në këtë pandemi globale. Do t’ia dalim sepse kemi profesionistë të shkëlqyer që kanë sak rifikuar në shumë epidemi. Ju lutem, mos cënoni punën dhe aftësitë e Shërbimit Infektiv ndër vite. Pacienti është i pari. Ne me të. Vetëm së bashku do të mund t’ia dalim”, shprehet Naida Çomo.
Diskutime rreth kësaj post