Drejtori i Rendit Publik në Policinë e Shtetit, Albert Dervishaj deklaroi në emisionin Opinion mbrëmjen e djeshme se nga kontrollet e policisë në terren në kuadër të masave të përforcuara për koronavirusin, janë identifikuar më shumë se 100 persona që janë kthyer nga Italia në vendin tonë në harkun kohor të 2 javëve.
Sot kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu bëri me dije në një deklaratë për mediat se janë identifikuar edhe rreth 100 pesona të tjerë të cilët kanë histori udhëtimi 2 javët e fundit por që nuk janë vetëkarantinuar.
Kreu i Policisë së Shtetit tha se janë 66 pika kontrolli në të gjithë vendin.
“Që nga dita e djeshme janë duke kryer kontrolle në 66 pika, kryesisht në Tiranë, Durrës, Lezhë, Fier, Elbasan, Lezhë, Shkodër dhe Vlorë. Nëse nuk do të bëjnë vetëkarantinimit, atëherë do të aplikohet gjoba prej 5 mijë euro. Këto pika kontrolli ka 100 tableta, në një sistem duke punuar online dhe duke bërë kryqëimin e të dhënave. Nëse është kapur në Tiranë një person, do të kontrollojey në Durrës dhe në qytetet e tjera, (pra s’ka shpëtim). Nuk kemi raste të përsëritura. Qyetatarë që duan të shkojnë në Rinas të konfirmojnë orarin e lëvizjes në drejtim të Rinasi, linjën e fluturimit, në të kundërtën nuk do lejohen të lëvizin”, – tha Veliu.
Diskutime rreth kësaj post