Tashmë që numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri shkoi në 23, përfshirë edhe personin që humbi jetën ditën e djeshme në Durrës, popullit i është kërkuar të qëndrojë në shtëpi.
Vetëizolimi është mënyra më e mirë për t’i shpëtuar epidemisë, ndaj të gjithë kemi tashmë kohë të marrim kohën tonë e të qëndrojmë pranë personave të dashur.
Kështu ka bërë edhe moderatorja Arjola Shehu, e cila ka pirë sot kafen e mëngjesit me gjyshen në shtëpinë e saj.
Në një bisedë me të, moderatorja sjell me nota humori situatën e koronavirusit, e cila e ka mbyllur gjyshen në shtëpi.
“Kjo eshte Gjyshja ime, Borebardha ime Na ka zene Koro-virusi, Sme lene te dal! #qendroneshtepi Kujdesi per te dashurit e tu, sidomos moshen e trete! Zoti na ruajt!” – shkruan Arjola krahas videos së saj.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post