Në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur edhe propozimeve të Lulzim Bashës.
“Kjo situatë nuk do të zgjasë pafundësisht, përsa i përket zinxhirit të prodhimit askush nuk këshillon masa drastike, aq më tepër që jemi në një kurbë rritje. Ne do të imponjmë krijimin e distancave të sigurisë dhe kushteve të mbrojtjes. Këtë kemi kërkuar dhe do të ketë sanksione të qarta për ata që nuk i respektojnë. U takon kompanive dhe sipërmarrjeve që të marrin masat dhe të bëjnë shkurtimet e nevojshme, uljes së numrit, distancave të sigurta.
Nga maskat, dorezat, tek detergjentët pranë tavolinës së punës dhe kështu me radhë. Dallimi është çfarë ndodh në një autobus dhe në një vend pune që ka një zot. Kreditë e bizneseve dhe njerëzve po diskutohen, por është e pamundur, qesharake, skandaloze dhe kriminale që të dalë një palë tjetër dhe të shfaqet në këtë mjedis dhe të flasë sot se çfarë duhet të bëjmë për masat financiare dhe ekonomike që i takojnë një dite më pas. Sikur ndodhi me tërmetin, iu siguroj se do ia dalim edhe me këtë” tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post