Kryetari i Partisë Demokratike, në një dalje për mediat, tha sot se duhet të rrisim të gjithë kujdesin ndaj koronavirusit.
“I bëj thirrje qeverisë të akordojë fondet për blerjen e pajisjeve të duhura për ekzamimin e qytetarëve bartës të virusit. Të merren pajisjet që shkurtojnë kohën e analizës së COVID 19 nga disa orë në 45 minuta”, tha Basha, duke publikuar videon e një mjekut të QSUT-së me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse ndaj koronavirusit.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka reaguar menjëherë pas kësaj deklarate duke thënë se Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun.
Mirëpo vetëm një ditë më parë i njëjti mjek ka postuar fotot e tij i veshur nga koka në këmbë me veshje mbrojtëse.
Manastirliu thotë se nuk e di çfarë e shtyu mjekun të bëjë atë denoncim.
“Lulzim Basha sapo abuzoi përsëri me publikun, duke nxjerrë videon e një mjeku të QSUT, me pretendimin që ishte i papajisur me veshjen mbrojtëse apo me “pajisjen mbrojtëse”, siç e quajti! Nuk e di çfarë e ka shtyrë mjekun në fjalë të thotë që s’ishte i pajisur me veshjen speciale. Nuk e di në cilën gjuhë të botës mund t’i thuhet Lulzim Bashës, që kjo që po bën përditë është skandaloze, e turpshme, kriminale! Por di që kjo foto është postuar nga vetë mjeku që u prezantua sot nga Lulzim Basha, njësoj si “1.2 milion maskat helmuese” që dje!”
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post