Është shënuar viktima e parë si pasojë e koronavirusit në vendin tonë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Ministria e Shëndetësisë. Ish-ministri Ditmir Bushati shprehet se mjekët dhe ekipi shëndetësor janë në krye të detyrës për të përballuar këtë situatë të paprecedentë.
Bushati shkruan:
Lajm i hidhur humbja e jetës e të moshuarës nga Durrësi për shkak të virusit COVID-19. Ngushëllime familjarëve për humbjen e të dashurës së tyre!
Kjo është një situatë ku angazhimi dhe përfshirja e të gjithëve është e domosdoshme pasi askush nuk është imun. Mjekët dhe ekipi shëndetësor janë në krye të detyrës për të përballuar këtë situatë të paprecedentë. Ndaj, duhet të jemi të gjithë bashkëpunues me ta e të respektojmë me rigorozitet protokollet mjekësore dhe udhëzimet e strukturave shtetërore.
PANIK JO, KUJDES PO!” ka përfunduar Bushati.
Diskutime rreth kësaj post